Amla Group – Grumbullim – Riciklimin Skrapi

Pjesë e amla group
Riciklo me Mersini Metal

Jemi një kompani e specializuar në grumbullimin dhe riciklimin e skrapit, si dhe në tregtimin e pjesëve të këmbimit për automjete.

Zgjidhje

Ne ofrojmë zgjidhje të plota dhe efikase për grumbullimin dhe menaxhimin e materialeve inerte.

Përpunim

Ne fokusohemi në përpunimin dhe riciklimin e materialeve inerte, duke i kthyer ato në burime të dobishme.

Konsultim Falas

Ekspertët tanë janë të gatshëm t’ju ndihmojnë me këshilla profesionale për menaxhimin dhe riciklimin e materialeve inerte.

Kush Jemi NE ?

Grumbulloni, Përpunoni dhe Ricikloni me - Mersini Metal

Mersini Metal  është një kompani e specializuar në grumbullimin, përpunimin dhe riciklimin e metaleve, duke ofruar zgjidhje të besueshme dhe efikase për menaxhimin e mbetjeve të ndërtimit, automjeteve etj.

15+
Vite Eksperiencë
15+ vite
Eksperiencë dhe Profesionalizëm – Të licensuar me të gjitha Lejet dhe Licensat përkatëse.

Përkushtim ndaj Mjedisit – Ne fokusohemi në riciklim dhe ripërdorim për të reduktuar ndotjen dhe për të mbështetur ndërtimin e qëndrueshëm

Pse duhet të na zgjidhni ne?

Eksperiencë dhe Profesionalizëm

Me një përvojë të gjatë në industrinë e grumbullimit dhe riciklimit, ne garantojmë shërbime cilësore dhe të besueshme.

Çmime Konkurruese

Vlerësojmë materialet sipas çmimeve më të mira të tregut, duke ofruar kushte të favorshme për bashkëpunim.

Shërbim i Shpejtë dhe Efikas

Ofrojmë grumbullim të materialeve në kohë rekord, me një proces të organizuar dhe të lehtë për klientët tanë.

Mjetet dhe Teknologjia më e Avancuar

Përdorim pajisje moderne për përpunimin dhe transportin e materialeve, duke garantuar siguri dhe efikasitet maksimal.

Angazhim për Mjedisin

Përmes riciklimit të materialeve inerte dhe metalike, ndihmojmë në uljen e mbetjeve dhe promovimin e një ekonomie më të qëndrueshme.

Mbështetje 24/7

Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t'ju ndihmojë, duke ofruar mbështetje të shpejtë dhe profesionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë

Materialet që grumbullojmë:

Nëse keni materialet e mëposhtme që nuk i përdorni më, atëherë ejani në Mersini Metal dhe shisni ato.

Automjete të vjetra

Marrim automjete të vjetra dhe jashtë përdorimit për t’i çmontuar dhe ricikluar në mënyrë të sigurt.

Skrap

Përpunojmë dhe riciklojmë mbetje metalike nga industri të ndryshme për t’i kthyer në burime të ripërdorshme.

Bakër

Grumbullojmë bakër të pastër dhe të përzier, një material shumë i kërkuar për riciklim për shkak të vlerës dhe përshtatshmërisë së tij.

Bronx

Riciklojmë bronz nga komponentët industrialë, hidraulikë dhe pjesë të ndryshme mekanike.

Kanaçe

Mbledhim dhe riciklojmë kanaçe alumini për të reduktuar mbetjet dhe për të mbështetur qëndrueshmërinë mjedisore.

Alumin

Përpunojmë aluminin nga profile, pjesë makinash dhe struktura ndërtimi për ta ripërdorur në industri të ndryshme.

Duralumin
Riciklojmë këtë material të lehtë dhe të fortë, i përdorur kryesisht në industrinë ajrore dhe ndërtimore.
Disk alumini

Grumbullojmë dhe riciklojmë disqe alumini nga makina dhe pajisje industriale.

Bateri

Marrim bateri të përdorura për t’i përpunuar në mënyrë të sigurt dhe për të ndihmuar në reduktimin e ndotjes.

Kabull

Riciklojmë kabuj elektrikë dhe telekomunikacioni për të rikuperuar metalet e vlefshme si bakri dhe alumini.

Inoks

Mbledhim inoks nga pajisjet industriale dhe shtëpiake, duke e ricikluar për përdorime të ndryshme.

Radiator

Përpunojmë radiatorë të vjetër nga automjetet dhe sistemet e ngrohjes për të rikuperuar metalet e tyre.

Zink

Riciklojmë zink nga mbulesat metalike, konstruksionet dhe përbërësit industrialë.

Plumb

Grumbullojmë plumb nga bateritë, tubat dhe produktet industriale për riciklim të sigurt.

Tela

Riciklojmë lloje të ndryshme telash metalikë për të rikuperuar materialet me vlerë dhe për të ulur mbetjet metalike.